Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë është djegur në Korroticë të Lartë për shkak të instalimit.
Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka treguar për Gazetan Insajderi se vetura është djegur rreth orës 12:27.
“Më 09.12.2018 rreth orës 12:27 është pranuar informatën se te parku i biznesit ne Korrotice te Larte është duke u djegur një veture. Patrolla policore ka dal ne vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Behet fjalë për një veturë me targa vendore, zjarri sipas drejtuesi është shkaktuar për shkak të instalimit”, ka treguar Krasniqi.
Krasniqi ka bërë të ditur se nuk ka asnjë person të lënduar.
Më posht mund t’i shihni pamjet nga djegia e veturës.

Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...