Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka thënë se është e nevojshme të ringjallet dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit dhe të arrihet një kompromis.
Ai vlerësoi se dialogu dhe kompromisi duhet të vijnë me ndihmën e BE-së dhe, nëse është e nevojshme, edhe Moskës dhe Ëashingtonit. Megjithatë, theksoi ai, Prishtina duhet të ndërmarrë hapin e parë për të vazhduar dialogun.
Petritsch, i cili është ish-i dërguar i BE-së për Kosovën, konsideron se taksa e vendosura nga qeveria e Ramush Haradinajt nuk është rrugë drejt përparimit si dhe nuk jep kontribut konstruktiv në dialogun e Brukselit, transmeton Klan Kosova.
“Ajo duhet të ndalet, unë jam për ta hequr, gjë që është në përputhje me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara që po përpiqen të bindin Prishtinën për heqjen e taksës dhe kthimin në negociata. Kjo është e nevojshme, ne nuk mund të përparojmë në një situatë të pasigurisë së plotë. Është e nevojshme të arrihet një zgjidhje e mirë dhe një kompromis për të mirën e të dy popujve në Kosovë’, shtoi ai gjatë një aktiviteti për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s që u mbajt të hënën në Beograd, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi po shkojnë në atë drejtim.
” Shpresoj se do të jenë të suksesshëm në fund,” tha diplomati austriak.
I pyetur se kush ka një rol kyç në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ai tha se pikërisht “presidentët e të dyja vendeve, të dyja shtetet, qeveritë e këtyre vendeve”./klankosova.tv/
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...