Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në prag të festës së Krishtlindjeve ka vizituar Katedralen “Nënë Tereza” ku edhe ka dhuruar një skulpturë të Pjetër Bogdanit.
Kësaj Katedraleje, Veseli i ka dhuruar një skulpturë të Pjetër Bogdanit.
Tutje, Veseli ua ka uruar festën e Krishtlindjeve të gjithë besimtarëve të krishterë.
Postimi i plotë në Facebook:
Në prag të Krishtlindjes, vizitova Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, të cilës i dhurova një skulpturë të Pjetër Bogdanit, vepër e punuar me mjeshtëri nga artisti ynë Ylber Krasniqi.
Ne ndihemi krenarë teksa kujtojmë që edhe në kohët më të vështira, Kosova pati dijetarë e mendimtarë të nivelit evropianë, siç ishte Pjetër Bogdani, simbol i aspiratës evropiane të kombit tonë.
Në këtë natë të shenjtë, të gjithë të krishterëve të Kosovës, katolikë e protestantë, ua uroj Krishtlindjen, festën e madhe të shpresës, humanizmit dhe dashurisë njerëzore.
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait