Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej me zyrtarë të tjerë kishtarë kanë arritur sot në Kosovë.
Ai në vendin tonë do të qëndrojë dy ditë dhe do t’i vizitojë Patrikanën e Pejës e Graçanicës. Ai sonte do të jetë në Manastirin e Deçanit.
“Nuk mundemi dhe nuk ta japim atë që me shekuj ka qenë e jona e kurrë në histori nuk i ka takuar shqiptarëve, pa marrë para sysh pse na është grabitur dhe tani është nën pushtim të huaj. Ky është qëndrim i njëzëshëm i Këshillit argjipeshkvor dhe i shumicës së madhe të besimtarëve”, ka thënë Irinej para ardhjes në Kosovë.
Ai, siç përcjell “novosti” ka theksuar se Kisha nuk përpiqet për konflikt të ngrirë në Kosovë por nuk është as për njohjen e aktit të kryer të arritur, sipas tij me “padrejtësi, agresion, dhunë e krime”, ndërsa ka shtuar se rreth Kosovës “nuk duhet vepruar me shpejtësi dhe as me zgjidhje provizore”.
Në Kosovë Irinej ka ardhur nga Mali i Zi ku kishte adresuar akuza të shumta nga pushteti i atjeshëm.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...