Një punëtor ka mbetur nën gërmadha pas shembjes së hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë.
Nëpërmjet një lidhje telefonike në Info Magazine, komandanti i Policisë në Mitrovicë, Ahmet Goshi, deklaroi se me të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipe shtesë nga komuna janë duke punuar për nxjerrjen e punëtorit nga gërmadhat, njofton Klan Kosova.
“Informacionin në Polici e kemi marr në ora 16:55, një mur është shembur derisa katër punëtorë ishin duke punuar. Dyshohet se njëri nga punëtorët është nën gërmadha dhe të gjitha njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”.
“Po bëjmë përpjekjet maksimale për të shpëtuar personin nën gërmadha, kemi eskavator nga komuna që janë duke punuar, objekti është shumë i madh dhe duhet pasur kujdes që të mos rrezikohen punëtorët tjerë”, ka thënë Goshi.
Perimetri për qytetarët jashtë objektit është siguruar dhe nuk janë të rrezikuar.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...