Njazi Thaçi zgjidhet drejtori menaxhues i KEK-ut

12:09 | 26 Tetor 2018

Përmes një komunikate për media, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut njofton se ka përfunduar procesi i përzgjedhjes se drejtorit menaxhues të KEK-ut. Sipas kësaj komunikate në këtë post është zgjedhur Njazi Thaçi, që “ka dalë kandidati më i suksesshëm në garë”.

Në vazhdim komunikata e plotë e Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, e nënshkruar nga kryetari Faruk Hajrizi.

Duke respektuar në përpikëri Ligjin e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati më i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit.

Komisionit i rekrutimit, i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidatë, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit.

I gjitha procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit Shoqërisë Civile, BIRNI, përfundon komunikata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara