Riemërimi i drejtorëve në komunën e Prishtinës nga partitë opozitare dhe shoqëria civile po konsiderohet si plotësim i pozitave me militant partiak, pa përvojë pune dhe se ky është një eksperiment i keq që në të kaluarën nuk ka dhënë asnjë efekt në ngritje të efikasitetit në dobi të qytetarëve
Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet se ndërrimi i drejtorëve nuk pritet të rrit efikasitetin e punës dhe për këtë arsye nuk pritet të ketë sukses.
Asambleistja Vlora Dumoshi thotë se më e pakta 6 muaj do t’iu duhet drejtorëve të rinj për t’u përshtatur me punën e tyre.
Ndërsa, partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje përmes asambleistit, Eman Rrahamani shprehet se ndërrimi i drejtorëve është bërë më shumë për t’i plotësuar tekat dhe interesat e grupeve të caktuara, e jo për të ngritur efikasitetin e punës së atyre drejtorive.
Sipas tij, një drejtor që nuk ka pasur sukses në një drejtori, nuk mund të ketë sukses në një drejtori tjetër.
Këtë, siç thotë ai, e dëshmon efikasiteti i tyre i dobët i secilit prej tyre. Nga iniciativa për progres (INPO), monitoruesi i punës së kryeqytetit, Qëndrim Arifi shprehet se këto eksperimente nuk mund të rritin cilësinë e punës drejtoreve, ndërsa konsideron se nuk kanë dhënë asnjë efekt në të kaluarën.
Njohësi i çështjeve lokale, Rasim Aliaj thekson se gjatë këtij mandati cilësia e drejtorëve në komunë të Prishtinës ka qenë sipërfaqësore vetëm sa për të plotësuar numrin.
Duke përmendur rolin e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë mandatit të parë të Ahmetit, Aliaj thotë se pa këtë parti, kryetari i Prishtinës ka hyrë në këtë vallen e pranimit të presioneve nga subjektet e tjera politike.Përkundër insistimit disa ditor, kryetari Shpend Ahmeti ka qenë i pa qasshëm për t’u deklaruar për këtë çështje.
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...