Ministria e Shëndetësisë përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore-Programi i Trajtimit Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike ka vendosur për trajtimin urgjent jashtë shtetit të pacientit A. E. (28.21. 2008), i diagnostikuar me sëmundjen: Leucemia acute lymphoblastica, High risk (rrezik i lartë), sipas aplikimit të bërë nga familja e tij me datë 17 janar 2019.
Familjarët e pacientit kanë përzgjedhur që fëmijën e tyre ta trajtojnë në shtetin e Turqisë, përkatësisht në spitalin “Medipol Mega”.
MSh do të vazhdojë të mbështes për trajtim jashtë institucioneve publike ato raste të cilat nuk mund të trajtohen ende në sistemin publik, vetëm me rekomandime të konsiliumeve profesionale të klinikave përkatëse dhe me dëshmi të qarta se nuk mund të trajtohen në sistemin publik shëndetësor.
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...
Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë
Barazhi i Superligës, të shtunën në Drenas
Costa në Tiranë, takim me Ramën për rrugën e Shqipërisë drej...
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës