Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka reaguar pas kërcënimeve që i janë bërë kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ai ka folur për bashkëpunimin që ka folur me të duke treguar se asnjëherë nuk është ndarë nga ideja për zhvillimin e Mitrovicës, transmeton Indeksonline.
“Ka kaluar në sfida të vështira duke e ditur që operon me teritorin më të vështirë në Kosovë, me probleme të trasheguara. Gjatë mandateve të tij, ka arritur të ulë numrin e incidenteve ndëretnike në minimum dhe vazhdon të luftoj për një Mitrovicë të qetë dhe të paqës. “, ka shkruar ai mes tjerash në reagimin e tij në Facebook.
Shkrimi i tij i plotë:
Ka tashmë mbi 7 vite që bashkëpunoj me Kryetarin e Mitrovices, Agim Bahtiri, dhe as edhe njëherë të vetme nuk është ndarë nga ideja për zhvillimin e Mitrovicës. Ka kaluar në sfida të vështira duke e ditur që operon me teritorin më të vështirë në Kosovë , me probleme të trasheguara.
Gjatë mandateve të tij, ka arritur të ulë numrin e incidenteve ndëretnike në minimum dhe vazhdon të luftoj për një Mitrovicë të qetë dhe të paqës.
Me atë se sa e njoh unë, asgjë nuk e ndalon Agimin drejtë arritjes së plotë të misionit për ta bërë Mitrovicën qytet të mirëfilltë dhe të sigurtë për qytetarët, lëre më një kërcnim anonim.
Mitrovica #meAgimin
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...