Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka takuar sot përfaqësuesit e Klubit Aeronautik ‘Ballona e Sahit Ukës’, me të cilët ka diskutuar këtë paraglajdizmin, dhe aktivitetet që realizohen në këtë sport jo aq të përhapur në Kosovë.
Ministri Gashi ka inkurajuar përfaqësuesit e klubit ‘Ballona e Sahit Ukës” që të rrisin edhe më shumë aktivitete dhe pjesëmarrësit në këtë sport dhe ta promovojnë atë sa më shumë në vendin tonë dhe për këtë kanë përkrahjen e plotë të ministrit dhe MKRS-së, thuhet në njoftimin ministror.
Ministri është shprehur se ndër objektivat e tij si ministër është masivizimi i sportit në përgjithësi si dhe ky është një prej prioriteteve të MKRS-së sa i përket fushës dhe politikave në sport, transmeton lajmi.net.
“Duam që në Kosovë të kemi përqindje më të lartë të qytetarëve, e veçmas të të rinjve tanë për të qenë pjesë e aktiviteteve sportive”, është shprehur mes tjerash ministri Gashi.
Ndërkaq, përfaqësuesit e ‘Balona e Sahit Ukës’ kanë falënderuar ministrin për pritjen dhe përkrahjen e ofruar. Ata e njoftuan ministrin për planet dhe aktivitetet që janë duke i realizuar si dhe për objektivat që kanë në të ardhmen. /
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...
Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...
Costa para vizitës në Kosovë dhe rajon: Angazhimi ndaj Ballk...
Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhi...
Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe h...
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...