Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova vazhdimisht kërkon një alibi për dështimin e përfundimit të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.
Daçiq gjithashtu ka deklaruar se përderisa Rezoluta 1244 është në fuqi, nuk ka ushtri të Kosovës.
“Rezoluta 1244 thotë se e vetmja Forcë e Armatosur në Kosovë është KFOR-i. Pra, kjo nuk është ndryshuar as nuk është shfuqizuar. Përderisa kjo është e vërtetë, nuk ka ushtri të Kosovës. Iniciativa për transformimin e FSK-së, ishte një përpjekje nga disa vende perëndimore për të kënaqur autoritetet e Prishtinës”, ka thënë Daçiq, transmeton Indeksonline.
Duke folur për mundësinë që Kosova të hyjë në Interpol, Daçiq tha se kjo është një situatë e çmendur sepse sipas tij Kosova bashkëpunon me Interpolin vetëm përmes UNMIK-ut.
Aksident në Veternik, përfshihet një veturë e KFOR-it
Lamtumira e Modricit me Milanin? Kroati postoi këtë mesazh n...
Shtëpia e Bardhë: Marrëveshje me Iranin vetëm nëse respektoh...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Vushtrri, ar...
Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta më lirë për tre ce...
I mituri në Gjakovë publikon foto me thikë në shkollë, arres...