Janë liruar dy pjesëtarët serb të Ushtrisë së Kosovës të cilët ishin ndaluar herët në mëngjes nga autoritetet serbe në pikë kalimin kufitar në Jarinjë.
Alen dhe Anel Ujkanovic janë intervistuar nga autoritetet serbe për tre orë rresht.
Këtë e ka konfirmuar Gjenerali Rrahman Rama.
Edhe Anel Ujkanovic ndërkohë ka treguar se tani janë në Novi Pazar. Ai ka rrëfyer se si janë marrë në pyetje nga pala serbe për tre orë rresht.
Për ndalimin e tyre ka reaguar sot edhe i pari i ekzekutivit Ramush Haradinaj i cili kishte kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm, transmeton “Express”.
Edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se këto janë veprime të papërgjegjshme të Serbisë. Sipas tij këto veprime janë një tregues i qartë se pse Serbia e meriton vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë.
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...
Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurim...
Rusia godet Ukrainën: 14 të vrarë,mbi 100 të plagosur
Tri skuadra të njohura të Premier Leagues e kontaktojnë senz...
Komuna e Prishtinës sqaron: Deri në 2 euro hyrja në qendër