Lansohen pullat postare për heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

15:38 | 2 Nëntor 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në lansimin e pullave postare për heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Haradinaj u shpreh se Afrimi dhe Fahriu janë të veçantë, sepse rrjedhin nga familja që kanë rrugë të gjatë për liri, raporton portali arbresh.info.

“Sot kujtojmë heronjtë e kombit tonën kanë qenë shumë heronj të veçantë për Kosovën. Në periudha të ndryshme u ngritën për  liri. Të dy heronjtë që kujtojmë sot edhe Afrim Zhitia edhe Fahri Fazliu janë të veçantë se rrjedhin nga familja që kanë rrugë të gjatë  për liri ne ju themi faleminderit familjarëve të tyre që dhanë të bijtë e tyre për liri. Në qeverinë e Kosovës me pulla postare të përgatitura plotfuqishëm shprehu respektin dhe lavdi dëshmorëve”, tha kryeministri.

Sejdi Hoxha, kryeshef Postës së Kosovës tha se është krenar që posta e lëshon pulla postare për heronjtë Afrim Zhitia dhe për Fahri Fazilun .

“Jam krenar që Posta e Kosovës lëshon pulla postare për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazilun. Afrimi e Fahriu ishin sypatrembur në rrugën  nga e cila ata nuk u zmbrapsen asnjëherë sa e madhe ishe dashuria e tyre e madhe për Kosovën. Kujtimi për dy heronjtë tanë  do te jetoj përgjithmonë”, tha ai.

29 vite më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në luftime të pabarabarta me forcat e armikut, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Afrimi e Fahriu ranë në altarin e lirisë pas një rezistence disa orësh ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara