Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se ka problem në besim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka ftuar partitë opozitare, nëse edhe ato kanë probleme, atëherë të bëhen bashkë dhe ta bëjnë delegacionin shtetëror.
Ai ka thënë se më së lehti është të vëzhgosh dhe të shah.
Përgjegjësi, sipas tij, është kur merren vendime.
“Lehtë është me fole nga parlamenti. Ejani në delegacion shtetëror dhe e ndalim presidentin. Kur të votohet delegacioni ai e ka për detyre të negocioj me Serbinë. Roli negociues dhe fuqinë negociouese do ta ketë ky delegacion. Beogradi s’mund të na imponojë formatin e bisedimeve”, ka thënë Limaj në Rubikon të KTV’së.
Më tutje, ai ka thënë se ka pasur disa takime me opozitarë dhe kanë biseduar për këtë temë.
Limaj, i cili është propozuar nga qeveria e Kosovës për të udhëhequr bisedimet me Serbinë, ka thënë se nuk duhet të humbet kohë dhe duhet të jenë unik në këtë proces.
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër