Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me mosemërimin e anëtarëve të KQZ-së nga presidenti Hashim Thaçi.
Mustafa ka thënë se emërimi i anëtarëve duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se institucioni i Presidentit duhet të përmbushë bazën kushtetuese e jo të referohet në bazë të kënaqësive apo pakënaqësive.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të Mustafës:
Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin.
Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare.
Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditësh, por për institucionin e Presidentit me rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e pakënaqësive.
Ftoj presidentin në emër të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues.
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...