Edhe një reagim nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
“Taksat që Prishtina ka imponuar për të gjitha mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, krijimi i të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe erozioni i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë kanë rivendosur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, jo një hap, por 50 hapa prapa”, tha sot kryeministri i Serbisë Ana Brnabiq.
Duke folur për TV Pink, transmeton lajmi.net, Brnabiq theksoi se për shkak të të gjitha këtyre vendime të institucioneve të Kosovës “nuk shoh ndonjë shenjë e kompromisit”.
Ajo beson se Beogradi dhe Prishtina janë larg nga kompromisi, duke thënë se e sheh si kërcënim të madh “vendimin politik” në lidhje me hapjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Bërnabiq thotë se ky hap nga Kosova dhe Shqipëria, natyrisht që çon në krijimin e “Shqipërisë së madhe”. /Lajmi.net/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...