Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vendosi kurora lulesh te pllaka përkujtimore në vendin e rënies së tyre, për Hyzri Tallën, Afrim Maliqin dhe Ilir Durmishin, me rastin e përvjetorit të vrasjes së tyre.
Duke vlerësuar lart veprën e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se të dielën është përvjetori i rënies së dëshmorëve Hyzri Talla,
Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, ngjarje, që në atë kohë ka shënuar luftën e UÇK-së me një dhimbje të madhe.
“Edhe në këtë rast, shpreh nderim dhe respekt për të rënët për liri të të gjitha trojeve shqiptare, të të gjitha anëve, në kohën e UÇK-së”, tha kryeministri
Haradinaj.
Gresa Bakraqi e argjendtë në Kampionatin Evropian të shtetev...
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh