Kryeministri Ramush Haradinaj sot do të marrë pjesë në njërin nga aksionet e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.
Këtë herë ky aksion është ndërmarr në Komunën, ku këtij aksioni do t’i bashkohet kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, OJQ-të, qytetarë dhe një grup i vullnetareve nga “Let’s Do It Kosova”.
Ky aktivitet fillon nga ora 09:00 deri ne 12:00, në rrugën magjistrale Prishtinë –Pejë , kryesisht në fshatrat përgjatë rrugës Gllarevë –Dollc.
Organizatorët kanë paralajmëruar se gjatë këtij aksioni planifikohet të hiqen deponi ilegale të mbeturinave inerte, mbetje të plastikave dhe mbeturina të tjera që janë përgjatë brigjeve të rrugës.
Gresa Bakraqi e argjendtë në Kampionatin Evropian të shtetev...
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh