Lajmin për Koha.net e ka kumtuar zëdhënësja e Policisë rajonel të Prishtinës Flora Ahmeti.
Ajo ka thënës e aksioni i parë është realizuar nga njësitet policore të stacionit Qendra , i cili ka rezultuar me arrestimin dhe ndalimin( për 48 ore) e dy personave të dyshuar:
G. O, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe
A. A, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Tek ata janë gjetur dhe konfiskuar:
Një revole me gaz Ecol Magnum 1.9 dhe një arme automatike AK 47.

Konfiskimi i armës është bërë në rrugën “Sabit Mushica” në Prishtinë, kur gjatë një ahengu familjar ka pasur të shtëna me armë.
Ndërsa për dy rastet e tjera të iniciuara për veprën mbajtje në pronësi kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës janë shoqëruar në stacione policore të Drejtorisë së Prishtinës edhe dy persona te dyshuar të cilëve u janë gjetur dhe konfiskuar:
Një pistoletë e tipit Luger
Një armë automatike AK 47,
Një palë pranga si dhe fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit, personat e dyshuar për rastin e parë ku janë përdorur armët janë dërguar në mbajtje ndërsa personat e dyshuar për rastin e fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar ne procedure te rregullt.
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?