Komunat veriore, pa kryetar e pa zgjedhje

08:36 | 8 Dhjetor 2018
A Z

Komunat veriore kanë mbetur pa kryetar tash e 11 ditë, por Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal ende nuk ka marrë vendim nëse do të pranohen dorëheqjet dhe të shpallen zgjedhjet e reja në ato komuna.

Zyrtarët nga kjo Ministri kanë thënë për gazetën “Zëri” se Zyra Ligjore është duke i vlerësuar dorëheqjet, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Kanë kaluar 11 ditë qëkur kanë dhënë dorëheqje kryetarët e katër komunave veriore, por Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal ende nuk ka marrë vendim nëse do të pranohen dorëheqjet dhe të shpallen zgjedhjet e reja në ato komuna.

Zyrtarët nga kjo Ministri kanë thënë se Zyra Ligjore është duke i vlerësuar dorëheqjet.

Gazeta “Zëri” ditë më parë ka raportuar se kryetarët e katër komunave veriore i janë referuar Republikës së Kosovës si “Kosova e Metohija”, prandaj sipas burimeve brenda Qeverisë këto dorëheqje nuk mund të pranohen dhe kështu nuk në këtë kohë nuk do të shpallen zgjedhjet për ato komuna.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme