Sikurse çdo vit, sa herë që në shtetet perëndimore ka pushime, mërgimtarët ia mësyjnë vendlindjes.
Ardhja e tyre me vetura, çdo herë shkakton kolona të gjata dhe pritje disaorëshe në pikëkalimet kufitare, shkruan Indeksonline.
Kështu, sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhimin kufitar, në pikëkalimin kufitar të Merdares në hyrje është krijuar kolonë veturash.
Në matjet e bëra në mesditë rezulton se në hyrje të Merdares qytetarët presin 150 minuta, apo 2 orë e gjysmë, kurse kolona është e gjatë 2500 metra.
Derisa, në dalje pritjet zgjasin 1 orë dhe kolona është 500 metra.
Pritje njëorëshe ka edhe në hyrje të pikëkalimit Dheu i Bardhë dhe kolona është e gjatë 700 metra.

“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...