Avokati i njohur, Arianit Koci ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që të mos suspendojë tarifen ndaj Serbisë.
Koci ka reaguar pas kërkesës së BE-se ndaj Haradinaj për heqjen e taksës 100%, me zëvëndësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo.
Ai ka kujtuar faktin se me BE-në, kemi qenë korrekt – aq sa na kanë lejuar rrethanat konkrete politike.
” Meqenëse jemi tradhëtuar, tani po e rrisim pazarin.Suspedimin e tarifës e bëjnë vetëm nëse bëhet zëvëndësimi i emërtimit UNMIK me Kosovo, dhe LIBERALIZOHEN VIZAT.”, ka shkruar Koci mes tjerash.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Ramush, mos e suspendo tarifën ndaj Serbisë!
Partenrët kur hyjnë në negociata, veprojnë me mirëbesim: pa prapavija dhe lojëra pas perdeve, dhe duke e respektuar njëri tjetrin.
Me gjitha të metat që i kemi, me BE-në, kemi qenë korrekt – aq sa na kanë lejuar rrethanat konkrete politike.
Ashtu kemi vepruar edhe kur e kemi votuar demrakacionin.
Na kanë thënë që pas demarkcionit, liberalizimi është çështje e kryer.
Çka ka ndodhur?
Jemi tradhëtuar.
Tani po thonë që i kemi plotësuar të gjitha kriteret, por duhet vetëm edhe pak me pritë.
Fqinjët tanë kanë harruar se ku iu kanë liberlizuar vizat.
E kemi humbur besimin në BE.
Tash po kërkojnë suspendim të tarifës, me zëvëndësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo.
Jo. Nuk mjafton!
Meqenëse jemi tradhëtuar, tani po e rrisim pazarin.
Suspedimin e tarifës e bëjnë vetëm nëse bëhet zëvëndësimi i emërtimit UNMIK me Kosovo, dhe LIBERALIZOHEN
Meqenëse jemi tradhëtuar, tani po e rrisim pazarin.
Suspedimin e tarifës e bëjnë vetëm nëse bëhet zëvëndësimi i emërtimit UNMIK me Kosovo, dhe LIBERALIZOHEN VIZAT.
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali