Dekani i Fakultetit Juridik, Haxhi Gashi në diskutimin “Drejtësia dhe Biznesi”, ka thënë se pavarësisht që ka ligj të mirë nëse ai nuk zbatohet dështon çdo gjë.
“Sfida më e madhe ka qenë pritja e lëndëve. Bizneset janë sfiduar mjaft shumë dhe zgjatja e lëndëve është kosto mjaft e madhe për ta madje qon edhe në falimentim. Duhet të forcohen mekanizmat për bizneset që të bëhet më lehtë biznes”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Sipas tij duhet të formohet një kod komercial për bizneset.
“Pavarësisht kësaj duhet të rritet edhe numri i gjyqtarëve që të ketë efikasitet në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Lidhur me këtë Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se deri në vitin tjetër do të shtohet numri i gjyqtarëve.
“Do të kemi 162 gjyqtarë që do të merren me të gjitha çështjet. Do të rritet edhe efikasiteti, tanimë edhe pagat u janë ngritur”, ka theksuar ai./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...