Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon diskutim me temën “Gjykimi i krimeve të luftës në kohë krize: Zhvillimet e fundit lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Tribunali i propozuar për Krime Lufte në Kosovë”.
Deputetja e kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu në një tryezë të organizuar nga GLPS për krimet e luftës dhe formimin e një tribunali ndërkombëtar ka thënë se po luhet serish me ndjenjat e familjarëve të të vrarëve dhe të pagjeturve.
“Ata nuk janë në dijeni që Kosova nuk ka të drejtë te krijoj Tribunal Ndërkombëtar. Është e paprecedent për një shtet që te mos arrij që 20 vjet të mos i trajtoj krimet e luftës.
Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës”
Ajo ka thënë se është jo serioze nga institucionet e vendit sepse në prokurorinë speciale janë vetëm 3 prokuror që merren me qindra dosje të krimeve të luftës.
Sipas saj ky numër është i pamjaftueshëm.
“Prokuroria është e stërmbushur me dosje të luftës. Deri vone ka qenë vetëm një prokurori që është marrë me krime lufte. Tash i kanë bëre vetëm tre. Mendojnë që është e pamundshme që vetëm tre prokuror pa pasur staf ti hetojnë ato krime duhet të jetë një mekanizëm i veçantë që të merret me krimet e luftës.
UNMIK-u dhe EULEX qëllimisht nuk i ka zbuluar krimet e luftës”, tha Haxhiu./Arbrtesh.info/


Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...