Ashtu siç kishte raportuar KTV, një ditë më parë, ish-kryeministri Ramush Haradinaj për të premten ka thirrur mbledhjen e qeverisë, ani pse Kushtetuta thotë që me dorëheqjen e kryeministrit rrëzohet e gjithë qeveria.
KTV ka siguruar rendin e ditës ku mes tjerash do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të bordit të autoritet civil.
Kjo mbledhje po mbahet një javë pasi që Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit.
Neni 95 pika 5 i Kushtetutës thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.
Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor
Gara e nxehtë për inkuadrim në Superligë – Rezultatet dhe ta...
Hoxha: Samiti i IV-të i Diasporës në “Times Square”, aty ku ...
Në krye me Muriqin, Mallorca arrin fitore të madhe në luftën...
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...