Banorët në Malishevë kanë protestuar para komunës për shkak të siç thonë ata hapjes së veprimtarive të shumë gurëthyesve.
Konkretisht, banorët e fshatit Kërvasari të kësaj komune po përballën me disa punime të një kompanie shumë afër shtëpive të tyre.

Kjo kompani, sipas banorëve po nxjerrë dhe përpunon gurin, duke dëmtuar mjedisin dhe ndotur ajrin, transmeton Indeksonline.
Ata kanë kërkuar informata nga kryetari begaj nëse ky operator ka leje për ta zhvilluar veprimtarinë e tij si në organet komunale, ashtu edhe në Ministrinë e Minierave dhe Mineraleve.

Duke parë mos reagimin e komunës, kanë protestuar para objektit të komunës, ku kanë paraqitur shqetësimet e tyre.
Duke shpresuar në reagimin e organeve kompetente, banorët e këtij fshati kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera deri në realizimin e të drejtës së tyre themelore për jetë dhe shëndet të plotë.



Gresa Bakraqi e argjendtë në Kampionatin Evropian të shtetev...
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh