Gjykatësit e Kushtetueses nuk po i marrin pagat me rritje

19:57 | 29 Gusht 2018
V. S.

 

Edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga kona kur Qeveria Haradinaj ka nxjerrë vendimin për rritje pagash i cili preku strukturat e larta gjyqësore e prokuroriale Gjykata Kushtetuese ende nuk është duke i marrë pagat me rritje.

KALLXO.com raportoj para disa javësh se gjykata potencialisht mund ta sheh vehten në konflikt të interesit pasi kishte vlerësuar kushtetueshmërinë e vendimti të kryeminsitrit.

Kjo dilemë ende nuk është zgjidhur brenda gjykatës. Në një përgjigje nga zyra e mediave KALLXO.com mëson që pagat ende janë me sistemin e vjetër.

“Që nga dekretimi i tyre këtë muaj, gjyqtarët e rinj kanë qenë të angazhuar me procedurat e akomodimit dhe të njoftimit me procedurat dhe me rregullat e punës në Gjykatë, prandaj ende nuk është mbajtur seanca për diskutimin e çështjeve të ndryshme administrative të Gjykatës, përfshirë këtu edhe çështjen e pagave apo të shtesave në paga të gjyqtarëve”,thuhet në përgjigjen e gjykatës./kallxo.com/

Shpërndaje në rrjete sociale