Shumica e fshatrave të Therandës gjatë tërë ditës së sotme kanë qenë pa energji elektrike.
Qytetarë të kësaj ane kanë thënë për Indeksonlinese kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo vikend po ndodh e njëjta gjë, duke mbetur pa energji elektrike në këto ditë të ftohta dimri.
Edhe disa qytetarë nga Fushë Kosova kanë dërguar fotografi, duke treguar se pa energji elektrike gjatë ditës së sotme ka mbetë edhe një pjesë e kësaj komune qysh nga orët e mëngjesit, e vazhdon të mos ketë ende rrymë.
Kjo gjë po u sjellë probleme të mëdha edhe për shkak të ngrohjes.
Ndryshe duhet cekur se në njoftimin nga KEDS, nuk është paralajmëruar ndalja e rrymës në këto dy vende./Indeksonline
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...