Ky vit shënoi 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në vendin tonë, ku zbarkuan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete, të cilët kontribuan në luftën kundër armikut serb.
Në këtë përvjetor Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një video ka falendëruar mijëra ushtarët amerikanë që kanë shërbyer në mbështetje të paqes.
Në këtë video shihen ushtarët amerikanë të cilët kanë shërbyer në Kosovë në periudha të ndryshme, ndërsa prezantohen dhe flasin për misionin e tyre për paqe e siguri.
Ata thonë që janë krenarë dhe të lumtur që i kanë shërbyer vendit tonë, për të cilin shprehën që tani është krejt ndryshe nga ajo që kanë parë në vitin 1999.
Ndryshe, sot në Prishtinë po qëndrojnë ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, cili u dekorua nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi me titullin “Urdhrin e Lirisë,”, për merita të veçanta për lirinë e Kosovës./Indeksonline/
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/videos/882040138796032/
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...