Bashkimi Evropian është treguar dyfytyrësh në raport me Kosovën sipas njohësve të rrethanave politike në vend, dhe sipas tyre izolimi i dy milionë qytetarëve të Kosovës është treguesi më i mirë se çfarë loje janë duke luajtur me qytetarët e Kosovës dhe shtetësinë e saj.
Analistët mbështesin deklaratën e eurodeputetit, Dobromir Sośnierz, kur tha një ditë më parë se “Zoti e mbrojt Kosovën nga këshilla e Bashkimit Evropian”.
Sipas tyre, Kosova do ngelet edhe më tutje e izoluar dhe shumë larg BE-së.
Analisti, Ramush Tahiri, tha se Kosova nuk ka alternativ tjetër përveç rrugës së integrimeve euroatlantike.
“Nuk e di aktivitetin e këtij euro deputeti dhe orientimin e tij ideopolitik a është i ekstremit të djathtë apo të majtë dhe kënd e përfaqëson në Parlamentin Evropian dhe çfarë qëndrimi ka mbajtur për Kosovën, dhe në çfarë konteksti e ka thënë një konstatim të tillë, por edhe pse udhëheqësit e Kosovës kritikojnë vonesat e BE-së karshi Kosovës, është përcaktim plebishitar se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës së integrimeve euroatlantike,” vlerëson Tahiri.
Por, njohësi i rrethanave politike në vend, Faik Kraniqi, thotë se pajtohet me atë që ka thënë Sosnierz, sepse BE-ja është treguar dyfytyrëshe në raport me Kosovën.
“Nuk më befason aspak deklarata e anëtarit të Parlamentit Evropian, dhe pajtohem me atë që ka thënë për Bashkimin Evropian. BE-ja është treguar dyfytyrëshe në raport me Kosovën, respektivisht me shqiptarët e Kosovës. Izolimi i dy milionë qytetarëve të Kosovës është treguesi më i mirë se çfarë lojë të pistë janë duke luajtur me qytetarët e Kosovës dhe shtetësinë e saj. Kurrë nuk e qortuan ose nuk morën masa ndaj Serbisë për shkak të agresionit politik pervers ndaj Kosovës,” deklaron Krasniqi për arbresh.info.
Sipas tij, BE-ja po tregon hapur që Kosova nuk është fare në agjendën e saj.
“Në bazë te mesazheve të përfaqësuesve të BE-së, Kosova nuk është fare në agjendën e tyre dhe do ngelet edhe më tutje e izoluar dhe shumë larg BE-së. Ose më mirë të themi s’do bëhemi kurrë pjesë e BE-së. Shumica e shteteve të BE-së në mbështetje të Serbisë dhe pro copëtimit të Kosovës. Me mbështetjen që po i bëhet Serbisë rreth taksës së vendosur, BE-ja po të tregon hapur që Serbia është interesant dhe jo ne. Katundi që shihet nuk do kallauz,” përfundoi ai.
Bashkimi Evropian ka kritikuar ashpër rritjen e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të vendimit. Po ashtu, merret vesh se as në dhjetor nuk do të ketë një vendim për liberalizim të vizave. Ndërkohë, ka ngecur edhe çështja e negociatave për normalizim të marrëdhënieve si shkak i polemikave të shkaktuara nga zhvillimet politike në Kosovë dhe Serbi./Ardita Zeka/arbresh.info/
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...