Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se zgjedhjet në PDK do ta forcojnë këtë parti dhe se në zgjedhjet e reja në vend Kadri Veseli do të jetë Kryeministër i Kosovës. I pyetur se a është deputet i Hashim Thaçit, ai ka thënë se është deputet i PDK’së dhe qytetarëve të cilët e kanë votuar.
Lushtaku i ka komentuar zhvillimet e fundit në mes të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilët së fundmi kanë dalë me deklarata kundër njëri-tjetrit.
Thaçi kishte thënë për Haradinajn se “nëse nuk korrigjohet mund të ndërrohet”, ndërsa Haradinaj kësaj i është përgjigjur se “Thaçi edhe mund ta ndërrojë sepse i ka votat e PDK’së”.
I pyetur për këtë, Lushtaku ka thënë se nuk është deputet i Thaçit, por deputet i qytetarëve të Kosovës të cilët e kanë votuar.
“Unë jam deputet i PDK’së, ku kryetar është Kadri Veseli, jam deputet i qytetarëve të cilët më kanë votuar. Duke e njohur karakterin e Thaçit them se ai nuk e ka për qëllim që t’i prish institucionet e vendit por që t’i funksionalizojë ato”, është shprehur Lushtaku
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë