Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit Hysri Peqani, i njohur si Burdushi.
Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 17.11.2018.
Hysri Peqani dyshohet për shkak të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve.
Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës së parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...