Për shkak se shumica e popullsisë së Kosovës është myslimane, homoseksualët nuk e kanë gjithmonë të lehtë. Megjithatë, ata ngrenë zërin e tyre. Kështu fillon artikulli i të përditshmes zvicerane, “Blick”.
Pjesëtarët e komunitetit LGBT demonstruan për herë të dytë në një paradë të madhe për të drejtat e tyre në Prishtinë.
Pjesëmarrësit kërkuan më shumë liri dhe të drejta të barabarta, tundnin flamujt e ylberit dhe mbanin një flamur me mbishkrimin «Në emër të lirisë».
Ndryshe nga para e parë vitin e kaluar, në këtë që u mbajt të mërkuren munguan politikanët e mëdhenj – me përjashtim të ministres për Integrime Evropiane, shkruan Blick. Ndër të tjera, morën pjesë ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian.
Popullsia e Kosovës është kryesisht muslimane. Dashuria e seksit të nejtë shpesh ndesh një refuzim të ashpër. Një forcë e madhe policore u përdor për të mbrojtur demonstruesit, shkruan tutje Blick. /IndeksOnline/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë