Ai tha se janë duke punuar në rritjen e sigurisë në Kosovë, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti sot në takim ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler.
Gjatë takimit Mustafa e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB.
Ai tha se janë duke punuar në rritjen e sigurisë në Kosovë, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.
Ndërsa ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.
Në fund të takimit ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Republika e Austrisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër