Në dyqane në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë dhe jug të Mitrovicës, por edhe në qytete tjera, ende mund të gjinden artikuj të ndryshëm si miell, sheqer, vaj, ëmbëlsira, lëngje, ujë, keksë por edhe artikuj të kozmetikës dhe higjienës. Të vetmet që kanë mungesë janë artikujt e qumështit, shkruan “Kossev”, transmeton lajmi.net.
“Mos na pyesni nga i kemi marrë. Kemi mjaftueshëm edhe për disa kohë”, deklaroi një pronar i një depoje nga lagjia e boshnjakëve në Mitrovicë.
“Disa ditë para fuqizimit të vendimit për rritje të taksës erdhën një numër i shtuar i artikujve nga Serbia”, shtoi një shitës nga jugu i Mitrovicës.
Në depon e tij mund të gjinden ende vaj, miell, sheqer, pije të ndryshme, kurse çmimi i tyre mbeten njësoj si para taksës. I vetmi artikull që është shtrenjtuar është mielli, i cili ka ardhur nga Vojvodina.
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran
Pas dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, 2 kompanive të sigu...
Qytetari nxjerr fëmijën nga Liqeni i Batllavës, policia inte...
U prezantua rrejshëm si polic, arrestohet i dyshuari në veri...