“Z. Whiting, i moshës 54 vjeçare, është një prokuror me kombësi franceze dhe amerikane me përvojë të gjerë në fushat e ndjekjes penale kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, duke përfshirë punë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjPN) dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) e me një karrierë akademike të shquar. Z. Whiting vjen tek ZPS-ja nga Fakulteti Juridik i Harvardit ku ishte profesor i praktikës që në vitin 2013,” bënë të ditur Zyra e Prokurorit të Specializuar, shkruan arbresh.info.
Gjatë periudhës midis 2010 dhe 2013, Whiting punoi në Zyën e Prokurorit të GjPN-së fillimisht në funksionin e Koordinatorit të Hetimeve, në mbikqyrje të të gjitha hetimeve, dhe më pas si Koordinator i Ndjekjeve Penale duke patur në mbikëqyrje të gjitha ndjekjet penale.
Përpara se t’i bashkohej GjPN-së, Whiting jepte mësim si profesor asistent i praktikës në Fakultetin Juridik të Harvardit.
Gjatë periudhës midis 2002 e 2007, Whiting punoi për TPNJ-në, ku ka qenë prokuror kryesor në gjykimin e Fatmir Limajt, Isak Musliut e Haradin Balajt dhe prokuror kryesor në gjykimet e Milan Martiqit dhe Dragomir Milosheviqit.
Përpara se t’i bashkohet TPNJ-së Whiting ishte prokuror federal në Shtetet e Bashkuara, fillimisht në Sektorin e Kriminalistikës së Departamentit të të Drejtave Civile në Ëashington DC e më pas me Zyrën e Prokurorit Federal në Boston, Massachusetts, ku ka përqëndruar në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Whiting është diplomuar në Kolegjin Yale dhe në Fakultetin Juridik Yale. 15 shkurt 2018./arbresh.info/
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Përmbyset cisterna në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet...