George Clooney do të shpërblehet edhe me një çmim për arritje në karrierën artistike.
Aktori do të nderohet me çmimin më të lartë të filmit të “Institutit Amerikan të Filmit”.
Instituti njoftoi sot se Julia Roberts do t’ia dorëzojë çmimin e 46-të të AFI-së kolegut amerikan, me të cilin është paraqitur edhe në disa filma.

Roberts luajti me Clooneyn në disa filma përfshirë “Ocean Eleven” dhe “Ocean Twelve” si dhe “Money Monster”, transmeton telegrafi.
Ajo gjithashtu luajti edhe në filmin e parë që e drejtoi si regjisor George, i njohur si “Confessions of a Dangerous Mind”.
Kujtojmë se darka gala do të mbahet në teatrin e njohur të Los Angelesit, “Dolby Theatre” më 7 qershor.
Ndryshe, Clooney dhe Roberts janë duke punuar në projekte të ndryshme filmike, që do të jenë në ekranet e mëdha të kinemave gjatë këtij fund viti.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...