Liverpooli raportohet se ka finalizuar marrëveshjen me sulmuesin e Lyonit, Nabil Fekir.
Liverpooli duket se ka nënshkruar me reprezentuesin francez para Kampionatit Botëror, transmeton portali arbresh.info. Jurgen Klopp, i cili tashmë ka siguruar nënshkrimin me Naby Keitan dhe Fabinhon, dëshiron të përforcoj skuadrën e tij para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Dhe, bazuar në gazetarin Mootaz Chehade, Fekir tashmë është transferuar nga klubi në Premierë Ligë.
“Transferimi i Nabil te Liverpooli tashmë është një punë e kryer”, ka shkruar Chehade në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter. “Njoftimi pritet të bëhet brenda ditëve të ardhshme”
Ylli i Lyonit ka ngjallur interesim të madh pas një sezoni impresiv brenda të cilit ka shënuar 23 gola brenda 40 paraqitjeve./arbresh.info/

Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...