Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me gola dhe paraqitje të mira te skuadra amerikane, Los Angeles Galaxy.
Ibrahimovic u transferua para dy muajsh tek skuadra e njohur nga Mayor League Soccer.
Megjithatë, ndikimi i tij ishte i menjëhershëm duke shënuar dy gola qysh në ndeshjen debutuese ndaj rivalëve lokal të Los Angles Galaxy FC.
Ylli suedez ka shënuar dy gola edhe gjatë mëngjesit të sotëm (e enjte) me orë tonë lokale në ndeshjen e humbur 2-3 ndaj FC Dallas.
Sulmuesi suedez shënoi fillimisht në minutën e 69-të për 1-3 dhe pastaj në minutat shtesë ngushtoi rezultatin në 2-3
Vlen të theksohet se dy golat e shënuara nga Ibrahimovic ishin të bukura dhe ngërthenin me vete shumë klas.
Me këto dy gola, sulmuesi suedez arrin në kuotën e pesë finalizimeve, teksa ka edhe një asistim.
Ndryshe, Ibrahimovic ndeshjen e parafundit nuk ka luajtur fare për shkak të suspendimit pas goditjes me shuplakë të një kundërshtari. Telegrafi/
? Well taken from @Ibra_official. #LAvDAL pic.twitter.com/P77sqYVo85
— LA Galaxy (@LAGalaxy) May 31, 2018
http://www.dailymotion.com/video/x6kpv1x
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër