Shirat monsune të vitit 2015 në Pakistan, kanë lënë të vdekur 166 persona, bën të ditur Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave, raporton Al Jazeera.
Kjo agjenci po ashtu ka thënë se uji ka prekur, në total, më shumë se 1 milion njerëz në afër 3000 fshatra të vendit, dhe më shumë se 113,000 pakistanezë po qëndrojnë në kampe të strehimit.
Lumi Indus, pavarësisht gjatësisë, ka filluar që të rritet në nivelin e ujit dhe rrezikon t’i shtojë përmbytjet.
Shiu i madh i cili kishte filluar në qershor kishte rezultuar me përmbytje të mëdha në provinca të shumta të Pakistanit.
Me 26 prill një stuhi në veriperëndim të Pakistanit kishe lënë të vdekur 44 persona.
Kurti: Zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për si...
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jet...
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjet miqësore t...
Gjini në Gjilan premton zhvillim ekonomik dhe pensione 500 e...
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...