Shqipëria dhe Kosova kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme (e martë) miqësore.
Trajneri i Kuqezinjve – Christian Panucci dhe trajneri i Dardanëve – Bernard Challandes kanë zbuluar njëmbëdhjetëshen startuese për takimin e sotëm miqësor që zhvillohet në Zvicër, shkruan portali arbresh.info.
Takimi mes tyre luhet në stadiumin Letzigrund të Zurichut duke filluar nga ora 20:00.
Vetëm disa orë para ndeshjes është konfirmuar se janë shitur mbi 14 mijë bileta, nga 20 mijë që ishin në dispozicion.
Ndeshja vëllazërore është duke u pritur me emocione të mëdha nga tifozët./arbresh.info/
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Lika; Ramadani, Qaka, Ndoj; Roshi, Cikalleshi, Guri.
Kosovë: Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Ismajli, Aliti; Shala, Halimi; Rashica, Avdijaj, Zeneli; Muriqi.
Kuajt si “terapistë”: Metoda natyrale që po forcon trupin, m...
OpenAI: Reklamat nuk po vijnë në ChatGPT
Alban Dragusha ndahet me Ramiz Sadikut, pritet ta marrë drej...
Vetura godet për vdekje 74-vjeçarin në Skenderaj
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Jarijani
Mësohet arsyeja pse Courtois u zëvendësua pas pjesës së parë