Mohamed Salah është zënë në pritë nga një gazetar spanjoll derisa po ecte sot (e martë) në aeroport.
Salah është pyetur rreth lëndimit të tij në shpatull, nëse mund të jetë i gatshëm apo jo për Kampionatin Botëror dhe nëse ka në plan t’i bashkohet Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.
Por, reprezentuesi egjiptian ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve. Gazetari iu afrua Salahs derisa ai po ecte me një valixhe në dorë duke e pyetur: “A do të luash në Kampionatin Botëror? A je i gatshëm? A pret të startosh në Kampionatin Botëror?
Salah lëvizi kokën nga një anë në tjetrën duke sugjeruar se ka ende dyshime rreth disponueshmërisë së tij në Kampionatin Botëror.
Pyetjet më pas vazhduan, po pa pasur përgjigje.
“A mendoni se Ramos iu lëndoi me qëllim në finalen e Ligës së Kampionëve”, pyeti gazetari.
“A është e mundur që ju të luani në Real Madrid vitin e ardhshëm?”
“Si jeni? Shumë njerëz shqetësohen për ju dhe lëndimin tuaj?”
Eventualisht, Salah u largua duke mos dhënë ndonjë përgjigje./arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...