Ajo ishte shtatzënë kur partneri i saj, Tristan Thompson e tradhëtoi. Lajmi bëri bujë në mediat botërore dhe ndodhi që Khlo lindi gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalonte.
Ndërkohë të gjithë pritën reagimin që do të bënte ylli i reality show-t dhe vendimin që ajo do të merrte në lidhje me partnerin, shkruan Intv.al.
Për çudinë e të gjithëve 32 vjeçarja jo vetëm që e fali Tristan,por tani edhe e mbron nga sulmet që i bëhen në rrjetet sociale.
Ka përdorur llogarinë e saj në Twitter për të ndërgjegjësuar njerëzit se nuk është e nevojshme që të flasin tepër.
“Njerëzit harxhojnë kohën e tyre duke gjetur fajtorin, e sot janë të fokusuar më shumë tek jetët e të tjerëve sesa tek jeta e tyre”, shkruan ajo ku duket mjaft e lodhur nga kjo histori.

E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...