Në Gjirokastër, fundjava ofroi një shfaqje kulturore unike për qindra vizitorë që kanë nisur vizitat që prej prillit.
Ansambli Kombëtar i Egjiptit performoi në Pazarin historik të Gjirokastrës, krahas Ansamblit lokal “Lunxheria”, duke sjellë një atmosferë të pazakonte festive në “Qafën e Pazarit”.
Takimi i dy kulturave çeli siparin e aktiviteteve kultutore, që “TID”, një organizatë lokale do të sjellë përgjatë të gjithë sezonit turistik në Gjirokastër.
Dorian Llongo, njëri prej organizatorëve të kësaj shfaqjeje, tha se rijetëzimi i qendrës historike kërkon jetë aktive kulturore. Pritet që një seri koncertesh, që do të kulmojnë në korrik e gusht, të mbështeten nga donatorë të shumtë.
Pazari u përfshi nga ngjyrat e Ansamblit të Egjiptit dhe polifonia e vallet popullore të Jugut. Shumë turistë e vizitorë iu bashkuan festimeve dhe vallëzimit në qendrën historike, deri në orët e mbrëmjes.
Pjesë e takimit të të dy kulturave u bënë më shumë se 30 artistë dhe një numër vullnetarësh që do të angazhohen përgjatë të gjithë sezonit për të ndihmuar vizitorët. /Telegrafi/
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...