Lionel Messi raportohet se ka këshilluar Barcelonën të nënshkruaj gjatë merkatos verore me mbrojtësin e Chelseat, Marcos Alonso.
Chelsea nuk ka arritur të kualifikohet në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm, gjë që ka ngjallur spekulime rreth të ardhmes së figurave kryesore në klub, përfshirë Thibaout Courtois dhe Eden Hazard, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, Chelsea mund të përballet me oferta të shumta për njërin nga performuesit e tyre më të mirë pasi Messi thuhet se kërkon transferimin e Alonsos në Camp Nou.
27-vjeçari ka shpenzuar dy sezonet e fundit në Stamford Bridge duke realizuar gjithsej 14 gola si dhe duke krijuar një numër asistimesh nga 81 paraqitjet e tij brenda të gjitha kompeticioneve.
Alonso ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij aktuale me klubin anglez./arbresh.info/
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...