Sot, për herë të parë në dy misionet më të mëdha diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Gjermani dhe Zvicër ka filluar lëshimi i certifikatave të gjendjes civile.
Me rastin e fillimit të lëshimit të certifikatave të gjendjes civile në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Minhen, u organizua një ceremoni rasti ku mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Kreshnik Gashi.
Sipas një njoftimi të MPJ-së, duke e vlerësuar ofrimin e këtij shërbimi si një ndër objektivat e realizuara tashmë të MPJ-së, sekretari Gashi, ndër të tjera theksoi se “me lëshimin e certifikatave të gjendjes civile nëmisione plotësohet më tutje gama e shërbimeve që ofrohen misionet e Republikës së Kosovës”.
Ai ka bërë me dije se shërbime të ngjashme pritet të ofrohen edhe në misionet tjera konsullore.
“Së shpejti, certifikatat e gjendjes civile do të lëshohen edhe në të gjitha misionet tjera të Republikës së Kosovës”, është shprehur sekretari Gashi. Ndërsa ka shtuar se “lëshimi i nëntë llojeve të certifikatave të gjendjes civile u bë i mundur në saje të një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet MPJ-së dhe MPB-së dhe përbën një hap tjetër drejt ofrimit të shërbimeve efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Ndërsa, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Minhen, Naser Idrizi, theksoi se është shumë i kënaqur që përurimi i këtij shërbimi po ndodhë në Konsullatën e Përgjithshme në Minhen, e cila është hapur këtë vit dhe mbulon Republikën e Bavarisë dhe të Turingenit.
“Kjo konsullatë, sipas Idrizit është në shërbim të plotë të qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë në këto Lënde të Gjermanisë dhe gjithashtu është duke punuar në vazhdimësi për përmirësim mëtutjeshëm të lidhjes ekonomike dhe shoqërore të këtyre lendeve me Republikën e Kosovës”, përfundohet në njoftim.
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar
2.86% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në or...
Ramush Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë, bën apel p...
DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të...
Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime
Hedh votën ish-presidentja Jahjaga, inkurajon qytetarët që t...