Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira përfaqësoi Qipron në mënyrë dinjitoze në “Eurovision” 2018.
Ajo u rendit e dyta në festivalin Evropian, ku përveç kësaj ishin edhe dy shqiptarë të tjerë, Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa, shkruan lajmi net.
Pas këtij suksesi të madh Foureira ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me grupin e famshëm ndërkombëtar, ku bën pjesë edhe Era Istrefi.
Përmes postimit që ka shpërndarë me ndjekësit në Instastory tregon se do jetë e pranishme në këtë familje.
“Familja e re”, shkruan ajo duke e etiketuar edhe Sony Music.
Foureira po ashtu, disa vite më parë kishte një duet me artistin kosovar Butrint Imeri “Delicious”.
Vlen të ceket se këngëtarja shqiptare e cilësuar si “Shakira” e Qipros pritet të sjell shumë projekte të reja muzikore.

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, u theksua nevoja p...
S’ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presiden...
LDK: Qeveria të përkrahë qytetarët përballë rritjes së çmime...
Cigare elektrike, duhan dhe produkte të tjera – konfiskohen ...