Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përmes një njoftimi për media, bën të ditur se të shtunën, më 26 maj, nga ora 9 në hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, mbahet testi kualifikues për kandidatët, të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat themelore të Kosovës.
Me ketë rast Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjegjësisht, Komisioni për rekrutimin, provimin, emërimin dhe riemërimin e gjyqtarëve, i njofton dhe në të njëjtën kohë fton organizatat joqeveritare (vendore e ndërkombëtare në Republikën e Kosovës) të cilat shprehin interes dhe në të njëjtën kohë monitorojnë punën e gjyqësorit në veçanti, se mund të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për të vëzhguar mbarëvajtjen e këtij provimi.
Këshilli njëherësh u kërkon atyre që paraprakisht ta konfirmojnë pjesëmarrjen për akreditim jo më vonë se të enjten, më 24 maj, në orën 15:00.
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur