Apple ka shitur gjithsej 10.2 milionë iPhone në tremujorin e parë të vitit 2018, me një rënie prej 5.4%.
Edhe në Europë, iPhone X është smartphone më i shitur në tremujorin e parë të vitit 2018. Konfirmimi vjen nga të dhënat e publikuara sot nga Canalys.
Canalys pohon se rënia me 6.3% në tregun e telefonave të mençur që është regjistruar në Evropë, është më e madhja e regjistruar vitet e fundit.
Apple i reziston mirë krizës në krahasim me mesataren totale, por kompani si Huawei dhe Xiaomi regjistrojnë rritje rekord (respektivisht +38.6% dhe +999%).
Apple mbetet gjithsesi prodhuesi i dytë në Europë (22.2%), pas Samsung (33.1%) që vit pas viti humbet 15% me 15.2 milionë smartphone të shitur.
Në vend të tretë renditet Huawei me16.1%. Ndërsa iPhone X mbetet smartphone më i shitur në Evropë.
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26