Dy gra janë plagosur në një aksident automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Librazhd pranë fshatit Xibrakë.
Në aksident u përfshinë një fuoristradë tip “Suzuki” me targa AA 224 GM dhe një makinë “Volkswagen” me targa TR6276T. Qytetarët kanë dërguar në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al pamje nga vendi i ngjarjes.
Policia thotë se nga përplasja mbetën të plagosura 49-vjeçarja me iniciale Xh.B., shofere e fuoristradës, si dhe 46-vjeçarja me iniciale B.B. pasagjere në këtë automjet. Ato u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shoferi i makinës Volkswagen, 67-vjeçari me iniciale L.D. ka pësuar lëndime të vogla. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili nisi punën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. /Tvklan/
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri